Lajme Shqip Thursday, 26 May 2011 19:59

Peshavar – Njëzet e katër persona humbën jetën në një sulm vetëvrasës në qytetin Hangu, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Vetëvrasësi me bombë ka aktivizuar shpërthimin në një automjet, në postbllokun policor afër ndërtesës së gjykatës.

Përgjegjësinë e morën talebantë pakistanezë, të cilët kumtuan s’e kjo është hakmarrje për vrasjen e Osma bin Laden. Nga viti 2007 deri tani, në Pakistani në 480 sulme, humbën jetën pothuajse 4. 400 njerëz.