Sana – Gjashtë persona humbën jetën, prej të cilëve katër civilë, në përleshjet e djeshme mes forcave lojale të presidentit jemen Ali Abdula Saleh dhe ithtarëve të fisit hashid, në Sana.
Me të vdekurit e fundit, numri i viktimave në përleshjet që filluan të hënën u rrit në 50 persona.
Përleshje mbrëmë pati në vendin Arhab, në veri të aeroportit ndërkombëtar në Sana, i cili dje ishte i mbyllur për qarkullim, ndërsa aeroplanët u drejtuan drejt Adenit. Aeroporti sot është hapur.
Presidenti jemen Saleh edhe përgjat protestave që filluan në muajin mars, refuzon të tërhiqet nga funksioni.
Ministria jemene e Punëve të Brendshme kumtoi se “djemtë e Al Ahmar dhe banda e tyre” kanë hedhë granata mbi lagjen Hasba gjatë së cilës humbën jetën katër civil, ndërsa janë lënduar 11 persona. Njëra nga viktimat është grua. Në sulm humbën jetën edhe dy policë, ndërsa katër ishin lënduar.
Luftëtarët fisnor, prej ditës së djeshme kontrollojnë më shumë ndërtesa publike në Sana, duke e përfshirë edhe ndërtesën e agjencisë gazetareske SABA dhe ndërtesën e transportit ajror kombëtar “Jemenija”. Por, SABA, vazhdon t’i botojë kumtesat e pushtetit jemenas.
Sheik Al Ahmar është në krye të konfederatës fisnore të fisit hashid. Ai është njëri ndër dhjetë djemtë e udhëheqësit të ndjerë fisnor sheik Abdula al Ahmar. Vëllai i tij Hamid al Ahmar, biznesmen i njohur është në udhëheqësinë e partisë opozitare islamike “Al Islah”.
Thursday, 26 May 2011 13:38