Romë – Kryeministri italian Silvio Berluskoni shprehi dyshim ndaj kumtesës libiane se një nga djemtë dhe tre nipërit e Moamer Gadafit janë vrarë në një sulm ajror të NATO-s më 30 prill, duke theksuar se sipas forcave të koalicionit kjo është një propagandë.
Berluskoni për televizionin italian RAI deklaroi se informatat e zbulimit tregojnë se djali i Gadafit, Saif al Arab nuk ishte në Libi dhe se gjendet në një vend tjetër.
“Sipas koalicionit kjo nuk është e vërtetë. Kjo duket si propagandë. Djali më i vogël i Gadafit nuk është në Libi dhe jeton në një vend tjetër. Edhe rasti me tre nipërit duket joreal. Ajo është informatë e zyrtarëve tanë”, deklaroi Berluskoni.
Thursday, 26 May 2011 10:09