Lajme Shqip Wednesday, 25 May 2011 17:50

Uashington – Të paktën 13 njerëz humbën jetën në stuhitë e fuqishme në shtetet federale nga pjesa qendrore e SHBA-së.

Katastrofa natyrore në shtetin Oklahoma mori tetë jetë, tre në Arkanzas dhe dy në Kanzas.

Era e fuqishme në Arkanzas çrrënjosi pemë, dëmtoi automobilë dhe shkatërroi një stacion zjarrfikës.

Në tornadon që të dielën e goditi qytetin Xhoplin në shtetin federal Mizuri humbën jetën 125 njerëz.