Lajme Shqip Wednesday, 25 May 2011 09:23

Tokio – Një tërmet me një intensitet prej 4,9 ballëve sipas Rihterit e goditi mbrëmë pjesën lindore të Japonisë, kumtoi Enti Gjeologjik Amerikan.

Tërmeti është regjistruar tre kilometra nga qyteti Avaki, ose 80 kilometra në jug nga bërthama Fukushima, e dëmtuar nga tërmeti shkatërrues dhe cunami më 11 mars.

Nuk është dhënë paralajmërim për cunamin, dhe tani për tani nuk ka të dhëna për dëme eventuale.