Lajme Shqip Tuesday, 24 May 2011 10:10

Kabul – Udhëheqësi suprem i talebanëve, Mohamed Omar është zhdukur nga strehimorja në Pakistan para katër ose pesë ditëve, por vdekja e tij nuk mund të konfirmohet, deklaroi zëdhënësi i zbulimit afgan.

Katër ose pesë ditë, mulla Omari nuk është në vendin ku zakonisht gjendej, deklaroi në konferencë për shtyp zëdhënësi, Lutfulla Mashall.

“Burime tona dhe komandantë të lartë talebanë konfirmuan s’e nuk mund të hyjnë në kontakt me mulla Omarin. Mund të konfirmojmë s’e është zhdukur nga strehimorja në qytetin pakistanez Kveta, provinca Belluxhistan, por tani për tani nuk mund ta konfirmojmë vdekjen e tij”, tha Mashall.

Talebanët afganë, sot kategorikisht i demantuan pohimet s’e udhëheqësi i tyre suprem është vrarë në Pakistan. Pasi televizioni privat afgan, Tolo, sot publikoi s’e mulla Omari është vrarë në rrugë, prej qytetit Kveta për në Vaziristanin Verior, talebanët deklaruan s’e Omari është gjallë dhe gjendet në Afganistan.