Jerusalem – Kryeministri izraelit, Benjanim Netanjahu deklaroi mbrëmë se është i gatshëm të punojë së bashku me presidentin amerikan Barak Obama, në arritjen e marrëveshjes paqesore me palestinezët.
“E ndaj synimin e presidentit amerikan, që ta lëvizë përpara procesin paqësor. Kam qëllim të fuqishëm që të punoj së bashku me presidentin Obama, me qëllim që të gjendet mënyrë për ripërtëritje të negociatave. Paqja është me rëndësi thelbësore për të gjithë ne”, theksoi Netanjahu në kumtesën e publikuar nga kabineti i tij, si përgjigje ndaj thirrjes së Obamës për formim të shtetit të pavarur palestinez, në kufijt e para Luftës gjashtëditore të vitit 1967.
Obama, këtë thirrje e dërgoi në fjalimin para pjesëmarrësve, në takimin vjetor të organizatës më të madhe lobiste izraelite në SHBA – Komiteti amerikano-izraelit për çështje shoqërore.
Monday, 23 May 2011 12:51