Lajme Shqip Sunday, 22 May 2011 13:33

Pragë – Para më shumë se një viti, në qytetin Ostrovani të Sllovakisë lindore ishte ndërtuar një mur i gjerë 150 metra dhe i lartë dy metra, për ta izoluar në këtë mënyrë lagjen e romëve. Ndërsa, këto ditë është ngritur iniciativa edhe për një “mur të këtillë të Berlinit”.

Siç transmetoi korrespondenti i MIA-s, njerëzit nga qyteti sllovak Vrutki, të cilët banojnë në afërsi të kolonisë rome, e miratuan iniciativën e autoriteteve të qytetit dhe vlerësojnë s’e ka ardhur koha që të bëhet ndarja.

Kryebashkiaku Milan Mazur, vendimin e argumenton me ankesat e shumta, të cilat vijnë nga njerëzit për “telashet” që ua bëjnë romët. Qëllimi i tij është ndërtimi i murit prej dy metrave, që ta ndajë Shtëpinë e pleqve dhe kopshtin, të cilat gjenden në afërsi të komunës rome.

Me të vërtetë është e çuditshme që “muret” e këtilla, në vend s’e të hasin dënim në një vend i cili prej vitit 2004 është anëtare e BE-së, bëhen simbol i segregacionit të romëve dhe inspirim për fshatra dhe qytete të tjera në Sllovaki.