Lajme Shqip Friday, 20 May 2011 13:26

Bruksel – Aeroplanët e NATO-s, në sulmin e mbrëmshëm fundosën tetë anije ushtarake të regjimit libian të Moamer Gadafit, kumtoi në mëngjes përfaqësuesi i Aleancës.

Anijet janë fundosur në sulme të koordinuara ndaj porteve të Tripolit, Al Hums dhe Sirt.

“Për shkak të rritjes së përdorimit të anijeve të NATO-s nuk kishte zgjidhje, përveç se të ndërmerrte aksion vendimtar që të mbrohet popullata civile në Libi”, deklaroi kontra-admirali Rasel Harding, zëvendëskomandat i misionit të NATO-s në Libi.