Lajme Shqip Thursday, 19 May 2011 15:44

Paris – Që para publikimit zyrtar të dorëheqjes së Dominik Stros-Kan, në shtypin francez u paraqitën spekulime se ministrja aktuale franceze e Financave, Kristin Lagard mund ta trashëgojë funksionin drejtoreshë e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN.

“Ministrja franceze e Financave “dukshëm është kandidate kredibile” për zëvendësim të Stros-Kan, por pritet nëse presidenti francez do ta propozojë”, vlerësoi dje një diplomat francez.

Ajo tani për tani refuzon ta komentojë këtë hipotezë, por të afërmit e saj thonë se ajo nuk e fsheh interesin për këtë funksion dhe tërheqjen e saj nga SHBA-ja, ku gjatë kohë ka punuar para se të vijë në funksionin e ministrit në Paris.

Lagard gëzon prestigj të madh në qarqet financiare dhe kandidatura e saj e mundshme për drejtoreshë ekzekutive e FMN-së është testuar në Uashington, por jo për shkak aferës me seks-skandalin e Stros-Kan, por për shkak të paralajmërimeve të atëhershme se tani ish-drejtori i FMN-së do të kandidohet për president të Francës.

Ministrja franceze, sipas “Zidojçe Cajtung” e gëzon mbështetjen e Berlinit, që nuk e pengon shtypin gjerman të theksojë listë të kandidatëve të tjerë të mundshëm. Nga gjithsej 11 evropianë, të cilët e kanë kryesuar FMN-në nga viti 1956, katër kanë qenë francezë, që mund të paraqet hendikap për Lagardin.

Ajo gjithashtu mund të përballet me hetimin gjyqësor në Francë, sepse një prokuror publik u kërcënua se planifikon të hapë dosje rreth rolit të saj në pagesën e rreth 280 milionë eurove, biznesmenit Bernar Tapi në aferën me “Kredi Lione” dhe shitjen e “Adidas”-it.

Shtypi gjerman konsideron se kryetari i mëparshëm i Bundesbankës Aksel Veber ose zvicerani Zhozef Akerman, i cili është në krye të “Dojçe Bank” mund të jenë kandidatë për drejtorë të FMN-së.

Evropianët me të gjitha forcat do të përpiqen të vendosin në krye të FMM-së kandidat të vetin, i cili do të ketë “mirëkuptim më të mirë” për vendet e euruzonës, të cilët shfrytëzojnë ndihmë nga FMN-ja, për dallim nga një kandidat i një vendi tjetër, i cili mund të imponojë masa të ashpra dhe kursim, siç u është imponuar vendeve të Azisë.