Tiranë – Dëshmorët e Kombit u nderuan këtë 5 Maj nga krerët të shtetit dhe të politikës, ndërsa një pjesë e mirë e idealeve për të cilat ata luftuan tashmë janë realizuar e të tjera janë më pranë realizimit si kurrë më parë.
Kështu u shpreh edhe kryeministri Sali Berisha pas vendosjes së kurorave me lule pranë monumentetin “Nënë Shqipëri” aty ku ndohet dhe varrezat e dëshmorëve të kombit.
Por, kreu i mazhorancës vuri dhe një herë në dukje se dëshmia për Shqipërinë europiane duhet të jepet nga të gjithë qytetarët shqiptarë me 8 maj, kur duke iu drejtuar kutive të votimit për të bërë zgjedhjen e tyre, duhet së pari të mendojne për rëndësinë jetike që standardet e zgjedhjeve të lira kanë për vendin tonë.
Para të rënëve u përul edhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topall.
Kryetari i opozitës Edi Rama shprehu gjithashtu nderim për dëshmorët e kombit. Dita e dëshmorëve u nderua edhe nga drejtues të lartë të lëvizjes socialiste për integrim, të cilët gjithashtu vunë kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.
Thursday, 05 May 2011 18:09