Bruksel – Bashkimi Evropian sot e shënoi Ditën botëore të lirisë së shtypit, duke bërë thirrje që të lirohen të gjithë gazetarët dhe blogerët e “arrestuar në mënyrë të paligjshme”, kumtuan agjencitë.
“BE-ja u bëri thirrje të gjitha qeverive t’i respektojnë normat ndërkombëtare për mbrojtje të lirisë së shtypit dhe mediave dhe urgjentisht t’i lirojnë të gjithë gazetarët ose blogerët e arrestuar në mënyrë të paligjshme”, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Ketrin Eshton.
Ajo e theksoi rolin e mediave dhe internetit në të ashtuquajturën Pranverë arabe – kryengritjet të cilat sollën deri te mposhtja e liderëve autoritar të Tunizisë dhe Egjiptit dhe të cilët i kërcënohen regjimit të Libisë, Sirisë dhe Jemenit.
Kryetari i Komisionit Evropian Zhose Manuel Baroso deklaroi se është e “pa pranuar” jeta e gazetarëve të sillet në rrezik kur ata e kryejnë punën e vet.
Ai bëri thirrje që të lirohen gazetarët e arrestuar ose të rrëmbyer.
KE-ja posaçërisht insiston në lirimin e gazetarëve francez Stefan Taponie dhe Erve Gekier, të cilët u rrëmbyen në dhjetor të vitit 2009 në Afganistan.
Tuesday, 03 May 2011 16:59