Gjenevë – Autoritet në Zvicër zbuluan dhe bllokuan më shumë se 360 milionë franga zviceran (416 milionë dollarë) llogari ilegale bankare të liderit libian Moamer Gadafi dhe njerëzit e afërt të tij.
Këtë informatë e kumtoi ministrja zvicerane e Punëve të Jashtme Mishellin Kalim-Rej në takimin diplomatik në Tunizi.
Ajo theksoi se janë gjetur rreth 410 milionë franga të cilat kanë lidhshmëri me ish- presidentin egjiptian Hosni Mubarak, si dhe 60 milionë franga të cilat munden t’i përkasin edhe liderit libian Zin el Abidin Ben Ali.
Qeveria zvicerane është në kontakt me autoritetet e Egjiptit dhe Tunizisë, të cilat zyrtarisht kanë parashtruar kërkesë për zhbllokimin e llogarive.
Tuesday, 03 May 2011 14:16