Lajme Shqip Tuesday, 03 May 2011 13:34

Stamboll – Përmendorja, kushtuar lirisë së të folurit, dje ishte ngritur në Turqi, ku 68 gazetarë gjenden në burg.

Derisa bota e feston Ditën ndërkombëtare të lirisë së mediave, në Stamboll është zbuluar përmendorja, me të cilën bëhet thirrje  për lirimin e gazetarëve turq, të cilët gjenden nën pranga  “sepse kanë prekur  në tabutw e pushtetit apo një pjesë të caktuar të shoqërisë”.

Ideja për ngritjen e Përmendores të lirisë së shprehjes është që gazetarit Okatj Ekshui nga gazeta “Hyriet” i cili e ka marrë mbështetjen nga komuna e Stambollit Shishli dhe Platformën për lirinë e gazetarëve.

“Nuk ka liri të mediave në Turqi dhe kjo është rezultat i politikës së Qeverisë. Pushtet politik është ai i cili i përcakton kufijtë  e lirisë së mediave”, deklaroi kryetari i Lidhjes së gazetarëve turk Erxhan Ipekçi gjatë inaugurimit të përmendores.

Në raportin e publikuar pothuajse para një muaji në Institutin ndërkombëtar për mediat, Turqia është prezantuar si “lider botëror” sipas numrit të gazetarëve në burg,  edhe atë para vendeve si Irani Kina.