Paris – Gjendet edhe kutia e dytë e zezë e aeroplanit francez të kompanisë ajrore “Er Frans” i cili u rrëzua në Oqeanin Atlantik më 1 qershor të vitit 2009.
Lajmi është kumtuar nga Byroja franceze për hulumtime dhe analiza, e cila merrët me hulumtime teknike të fatkeqësisë ajrore, në të cilën humbën jetën 228 persona.
Kutia, në të cilën duhet të jenë të inçizuara bisedat në kabinën e pilotit, dje është zbuluar dhe është ngritur me ndihmën e robotit. Ajo është në gjendje të mirë dhe ekspertët shpresojnë se inçizimet në të do të ndihmojnë për konfirmim e shkaqeve të fatkeqësisë.
Të dielën është zbuluar edhe kutia e parë e zezë e aeroplanit Erbas A330, të kompanisë “Er Frans”, në të cilën janë inçizuar parametrat teknike të fluturimit.
Tuesday, 03 May 2011 08:58