Lajme Shqip Sunday, 01 May 2011 14:07

Londër – 1 Maji në botë në mënyrë tradicionale shënohet me demonstrata në të cilat përkujtohet pozita e rëndë e punëtorëve, por këtë vit mund të regjistrohen edhe kërkesa të ndryshme në të cilat punëtorët grek protestojnë kundër masave ekonomike qeveritare, ndërsa Filipinet e kritikuan politikën qeveritare për emigrantët.

Në Rusi partitë politike dhe lëvizjet tradicionalisht janë nëpër mitingje, ndërsa aksionet qendrore janë në Moskë. Federata e sindikatave të pavarur e Rusisë kumtoi se aksionet e tyre marrin pjesë të paktën dy milion njerëz.

Dhjetëra mijë anëtarë të sindikatave turke u mblodhën në Taksim të Stambollit ku para 34 viteve ishin vrarë dhjetëra persona gjatë protestave të 1 Majit. Qasja drejt protestave ishte e mundur sipas kontrollit të cilin e kryenin 38 mijë policë.

Demonstrata masovike u mbajtën edhe në Greqi ku Qeveria ishte e ftuar ta ndërpresë kufizimin e pagave dhe ta ndërprenë pushimin nga puna.

Në Tokio demonstruan 21.000 persona të cilët kërkojnë ndërprerje të punës të centraleve atomike.

“Dëshirojmë të pengojmë qeverinë të promovojë përdorim të energjisë bërthamore dhe kërkojmë nga ajo ndryshim të energjisë politike”, thotë lideri i konfederatës kombëtare të sindikatave, Sakuxhi Diakoku.

Në Hong Kong rreth 4.000 persona protestojnë kundër rritjes së çmimit të ushqimit dhe shpenzimeve për qiramarrje.

Në Filipine disa mijëra persona demonstruan kundër politikës qeveritare për stimulim të emigracionit dhe kërkuan rritjen e pagave për shkak të shtrenjtimit të produkteve themelore për jetesë.

Në Seul më shumë se 50.000 demonstrues kërkuan siguri më të madhe gjatë punësimit dhe rritje të pagave me vërejtje se pabarazitë janë rritur pas ardhjes në pushtet të presidentit Li Mjung-bak.