Tripoli – Lideri libian Moamer Gadafi mbrëmë i shpëtoi sulmit ajror të NATO-s në të cilin humbi jetën djali i tij më i vogël Sarif al-Arab dhe tre nipat, kumtoi zëdhënësi i Qeverisë libiane.
Ai tha se në shtëpinë gjatë sulmit kanë qenë Gadafi dhe gruaja e tij, por ata nuk janë lënduar.
Djali i Gadafit ka qenë civil dhe student në Gjermani.
Në kumtesën e komandës së NATO-s për operacione libiane thuhet se në njërin prej sulmeve është shkatërruar baza komanduese në kompleks, por se nuk mundet të verifikohet vdekja e anëtarëve të familjes të Gadafit.
Personat zyrtar libianë i dërguan gazetarët deri në shtëpinë e cila është e goditur me së paku tre raketa. Objekti gjendet në lagjen luksoze Bab al Azizi.
Koalicioni ndërkombëtar filloi me intervenim ushtarak në Libi më 19 mars mbi bazë të rezolutës të KS-së të KB-së pas përleshjeve të forcave të Gadafit me kryengritësit.
Sunday, 01 May 2011 10:02