Lajme Shqip Friday, 29 April 2011 20:15

Uashington – Tornadoja shkatërruese e cila i përfshiu shtetet jugore amerikane shkaktuan dëme materiale, të cilat mund t’i kushtojnë kompanitë e sigurimit mes dy dhe pesë miliardë dollarëve, kumtoi kompania amerikane për vlerësimin e rrezikut.

Zëdhënësi i kompanisë theksoi se bëhet fjalë për vlerësimet e para, të cilat do të konfirmohen më tej.

Në motin e keq që i përfshiu rajonet juglindore në SHBA në ditët e fundit humbën jetën 303 persona, që është bilanci më vdekjeprurës në 40 vitet e fundit.