Uashington – Të paktën 12 kryengritës libianë janë vrarë, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur në sulmin ajror të NATO-s në qytetin Misrata, ku udhëhiqen lufta të rënda me forcat e regjimit të liderit libian Moamer Gadafi, shkruan gazeta “Njujork tajms”.
Komandanti i kryengritësve, Abdula Mohamed theksoi se gabimi ka mundur të tejkalohet.
Sipas tij kryengritësit morën pozicione në fabrikë për kripë dhe i kanë informuar forcat e NATO-s për lokacionin në të cilën gjenden. Ata nuk e kanë ndryshuar pozicionin dhe janë gjendur në të njëjtën ndërtesë, kur forcat e Aleancës kanë kryer sulm mbi të.
NATO-ja ende nuk e komenton incidentin.
Thursday, 28 April 2011 09:46