Adis Abeba – Unioni Afrikan (UA) apeloi që të ndalojnë të gjitha operacionet ushtarake ndaj përfaqësuesve të lartë ushtarakë. Apeli vijoi pasi NATO-ja e bombardoi rezidencën e liderit libian Moamer Gadafit në Tripoli.
UA është edhe kundër bombardimit të infrastrukturës social-ekonomike, me çka keqësohet situata në vend.
“Është e domosdoshme që të gjitha palët dhe organizatat, të përziera në votimin e rezolutës 1973 të veprojnë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me tekstin e asaj rezolute”, theksohet në kumtesën nga Këshilli për paqe dhe siguri të UA, që mbrëmë ka mbajtur mbledhje në nivel të ministrave dhe i dënoi konfliktet në Afrikë, veçanërisht në Libi.
Sekretari amerikan për mbrojtje Robert Gejts dhe ministri britanik i Mbrojtjes Liam Foks në pres-konferencën e djeshme të përbashkët deklaruan se residenca e Gadafit ishte një cak legjitim.
Wednesday, 27 April 2011 13:35