Lajme Shqip Tuesday, 26 April 2011 11:54

Kabul – Njëri prej komandantëve të Al Kaedës në Afganistan, Abu Hafës el Najdi, i njohur edhe si Abdul Gani është vrarë gjatë sulmeve ajrore të forcave të koalicionit, kumtoi sot NATO-ja.

Gani, ekstremisti i dytë më i kërkuar në vend është vrarë më 13 prill në provincën lindore afgane Kunar.

Abu Hafës el Najdi ishte shtetas i Arabisë Saudite dhe komandant shumë i rëndësishëm operativ i Al Kaedës në provincën Kunar.

Në sulmet ajrore, përveç El Najdit, jetën e kanë humbur edhe kryengritës tjerë, por numri i tyre nuk është kumtuar.