Lajme Shqip Monday, 25 April 2011 17:58

Kinshasa – Së paku 72 persona sot u zhdukën kur u mbyt një anije në liqenin Kivu, në lindje të Kongos, kumtoi pronari i anijes Maneno Muzuka.

Sipas tij, anija me siguri është përmbysur për shkak të motit të keq dhe erës së fuqishme.

Shtatë persona janë shpëtuar, ndërsa fati i udhëtarëve të tjerë dhe anëtarëve të ekuipazhit nuk bëhet i ditur, shtoi Muzuka.