Lajme Shqip Monday, 25 April 2011 12:01

Damask – Forcat e sigurisë së Sirisë, të mbështetura nga automjetet e blinduara, kanë hyrë në qytetin jugor Dera, gjatë natës dhe kanë hapur zjarr, raporton rrjeti televiziv, Al-Xhazira.

 

Nga ana tjetër, televizioni Arabia, ka raportuar për vrasje në këtë qytet, por nuk ka dhënë detaje.

 

Qyteti Dera ishte vend i fillimit të protestave kundër pushtetit të presidentit, Bashar al-Asad, para pesë javësh.