Uashington – Fluturakja amerikane pa pilot “predator”, e armatosur me raketa, e kreu sot sulmin e parë në Libi, komunikoi Pentagoni.
“Sulmi i parë i “predatorit” ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit sipas orës lokale, bëri të ditur zëdhënësi i ushtrisë amerikane.
Ai shtoi se nuk do të publikohen hollësi për sulmin, respektivisht ku është kryer dhe cili ka qenë caku i tij.
“Presidenti amerikan Barak Obama e miratoi përdorimin e “predatorit”, të armatosur me raketa “helfaer” për shkak të situatës humanitare, deklaroi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts.
Tek “predatori” aftësia e vetme e tij është që të fluturojë në lartësi më të vogla, për shkak së cilës ka dukshmëri më të mirë në shënjestrat. Për këtë “predatorët” janë të shkëlqyera për zona urbane.
Saturday, 23 April 2011 13:46