Lajme Shqip Friday, 22 April 2011 17:56

Sao Paolo – Një aeroplan i vogël i aviotaksi kompanisë braziliane “Amazonaves” u rrëzua menjëherë pas fluturimit nga Manausi, në pjesën veriore të Brazilit, me ç’rast humbën jetën shtatë udhëtarë.

Aeroplani është rrëzuar dje, para se ta arrijë lartësinë e fluturimit gjatë ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar “Eduardo Gomez” në Manaus.

Shkaqet për fatkeqësinë akoma nuk janë vërtetuar, edhe pse autoritetet braziliane të aviacionit komunikuan se kushtet klimatike, kur ka ndodhur fatkeqësia kanë qenë të mira.