Lajme Shqip Friday, 22 April 2011 17:52

Moskë – Rusia është e gatshme të ndërmjetësojë në zgjidhjen e krizës në Libi, deklaroi sot presidenti rus Dmitrij Medvedev, në bisedën telefonike me kryeministrin grek Jorgos Papandreu.

Gjatë bisedës, të cilën e inicoi pala greke, Medvedev dhe Papandreu i shqyrtuan çështjet ndërkombëtare dhe vëmendje të veçantë i kushtuan situatës në Libi dhe rajonit, kumtoi shërbimi për informim i presidentit rus.

Të dyja palët shprehën gatishmëri që të ndihmojnë me ndërmjetësim në zgjidhjen e situatës në Libi dhe konstatuan afërsi të qëndrimeve dhe vlerësimeve në aspektin e zgjidhjes së problemeve të brendshme në Libi në mënyrë të qetë.

Bashkësia ndërkombëtare mund t’i ndihmojë këtij vendi vetëm mbi bazën e mandatit të cilin ia jep rezoluta e Këshillit të sigurimit të KB-së, kumtoi Kremlini.