Tripoli – Aeroplanë ushtarakë të koalicionit ndërkombëtar bombarduan caqe në periferinë juglindore të kryeqytetit të Libisë, Tripoli.
Sipas deklaratave të dëshmitarëve okularë cak i bombardimeve ka qenë një objekt ushtarak në periferinë Saladin.
Mediat shtetërore libiane publikuan se një objekt civil ka qenë cak i “agresorit kolonial të kryqëzatës”.
“Çmimi i çdo bombe apo rakete të gjuajtur nga kryqëzuesit mbi Libi është paguar nga qeveritë e Katarit dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe”, theksojnë mediat shtetërore libiane.
Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë dy shtete arabe të cilat iu bashkuan koalicionit ndërkombëtar për Libinë.
Thursday, 31 March 2011 08:28