Prishtinë – Sonte në Galerinë Kombëtare të Arteve të Kosovës, në orën 20:00, hapet ekspozita e piktorit, Budim Berisha.
Budim Berisha i takon plejadws së artistëve, që në vitet e shtatëdhjeta kanw bartur mbi supet e tyre themelimin e institucioneve shkollore dhe kulturore, të cilat ishin thelbësore për zhvillimin dhe promovimin e artit pamor në Kosovë dhe më gjerë. Është krijues që ka kaluar nëpër shumë faza eksperimentale për të arritur tek një pikturë tridimensionale.
Piktori Budim Bersiha, njëzetvjeteshin e fundit e ka kaluar, pothuajse në heshtje të përgjithshme. Pjesa dërmuese e veprave që do të ekspozohen në dy katet e galerisë, do të shijohen për herë të parë nga artdashësit tanë.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur dy javë.
Thursday, 26 May 2011 13:49