Lajme Shqip Monday, 23 May 2011 19:36

Fier – Pas prezantimit në shumë ekspozita ndërkombëtare, sot, piktori fierak, Leonidha Bullgari ka hapur ekspozitën vetjake në galerinë e arteve në qytetin e lindjes, në Fier, e cila po ndiqet me interes nga artdashësit fierakë.

Bullgari vjen në këtë eveniment kulturor pas një eksperience të gjatë dhe është autor i 14 ekspozitave vetjake në vende të ndryshme të BE-së, pjesëmarrës në disa ekspozita kombëtare, autor i disa ekspozitave vetjake në Shqipëri, fitues i tre çmimeve të para në Greqi etj.

Punimet në retrospektivë dhe rryma kubiste që përfaqëson, prezantohen në të gjitha punimet e tij.