Tiranë – “Piratët e Karaibeve”, filmi i katërt i kësaj aventure aksion, vjen ditën e sotme, premierë botërore edhe në Tiranë, me protagonistë Johnny Depp dhe Penelope Cruz.
Aktorët e Hollyëood-it do të sjellin në kinematë “Millenium” dhe “Kristal” historinë e Kapitenit Jack Sparroë që e gjen veten krejt papritur në një aventurë të rrezikshme përballë piratit Blackbeard dhe Angelica, një gruaje që i përket të shkuarës së tij, të xhiruar kësaj here në 3D.
Filmi që po projektohet sot edhe në kinematë e huaja, do të sjellë në ekranin e madh të kinemasë rivalitetet e vjetra, kënaqësitë e reja, piratët-mumie, zombit madje edhe sirenat gjysmë nudo, ndërsa pritet që të jetë një nga filmat më të ndjekur.
Edhe pse ekipi i filmit mbetet në thelb i njëjti, surprizat nuk mungojnë. Dy aktorët, Ian McShane (pirati Blackbeard) dhe Penelope Cruz (Angelica) kanë zënë vendet e Orlando Bloom and Keira Knightley, ndërsa regjisori Rob Marshall pason Gore Verbinski i cili kishte drejtuar tre filmat e parë të sagës.
Johnny Depp i rikthehet këtij roli pas tetë vitesh dhe për të, të jesh një pirat i mire, do të thotë të jesh gati për të qëlluar, të kesh një ekuipazh të mirë dhe të jesh injorant e kokëfortë.
“Sparroë është një personazh kaq kompleks, që mund të zhvillohet praktikisht në pafundësi. Jam përgatitur si gjithmonë, duke parë shumë filma me kartona. Më pëlqen ta shikoj kapitenin si një lloj Bugs Bunny”, është shprehur Depp.
“Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides” u shfaq jashtë konkurimit, pak ditë më parë, në Festivalin e Kanës.
Friday, 20 May 2011 12:10