Lajme Shqip Tuesday, 03 May 2011 17:02

Prishtinë – Panairi Ndërkombëtar i Librit “Prishtina 2011” që u hap sot do të zgjasë deri më 9 maj, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytetin e Kosovës.

Sipas Unionit të Botuesve të Kosovës  në këtë panair është konfirmimin pjesëmarrja e botuesve nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Turqia, Gjermania, Zvicra, si dhe Anglia.

Organizatorët kanë planifikuar vendosjen e stendës së nderit me përfaqësues të komunës së Bujanovcit nga Lugina e Preshevës, ku gjatë gjithë panairit do të mblidhen libra për biblotekën e kësaj komune.

Menjëherë pas luftës në Kosovë më 1999 është organizuar panairi i parë i librit në Prishtinë, i cili ishte ndër aktivitetet e para kulturore bashkë me një koncert të mbajtur në Prizren nga artistë nga Kosova e Shqipëria.