Prishtinë – E shkruar në vitet e ‘80-ta, “Çifti i hapur” është një tekst kaustik, i bazuar në temën e çiftit. “Çfarë do të bëni në qoftë se partneri juaj papritmas e hap mendjen e tij/saj për të pasur marrëdhënie me një person tjetër?”.
Një burrë i propozon gruas së tij eliminimin e konceptit të besnikërisë bashshkëshortore, dhe krijimin e një “Marrëdhënieje të hapur” në jetën e tyre. Gruaja, kuptohet, kundërshton dhe pas disa përpjekjeve për vetëvrasje, ajo vendosë ta pranoj ofertën e burrit të saj, sepse realisht kjo është mënyra e vetme për të mbetur “të martuar”.
Burri është i lumtur. Nuk ka nevojë më t’i fshehë të dashurat e tij dhe në njëfarë mënyre çlirohet nga ndjenja e fajit. Tani, çdo gjë është demokratike dhe e hapur. Çdo gjë po shkonte si më së miri deri në ditën kur gruaja gjen dashurinë e saj jetësore, gjë të cilën burri i saj “modern” nuk mund ta pranojë.
Shfaqja “Çifti i hapur”, pas premierës, do të shfaqet në Teatrin “Dodona” çdo të enjte, nga ora 19:30.
Regjisor i shfaqjes është Kushtrim Koliqi.
Monday, 25 April 2011 08:26