Prishtinë – Java e Filmit Turk do të organizohet në Kinemanë ABC. Hapja solemne e Javës së Filmit do të bëhet më 15 prill, në orën 19:30, duke nisur me filmin ‘Kurtha e Dragoit’, i xhiruar në vitin 2010.
Të gjithë filmat e zëruar në gjuhën turke, të formatit 35 milimetra, do të shfaqen të përkthyer në gjuhën angleze dhe shqipe, me qëllim që të plotësohen kërkesat e audiencës së gjerë.
Kjo javë e organizuar nga Ambasada Turke në Prishtinë, si gjithë aktivitetet tjera shoqërore të organizuara nga kjo ambasadë, do të jetë falas, por me marrjen e biletës pa pagesë në sportelin e kinemasë. Siç shihet, edhe nga orari i shfaqjeve gjatë aktivitetit pesëditësh, të gjithë filmat do të shfaqen nga dy herë.
Thursday, 14 April 2011 14:44