Ngjarje historike që ndodhën në datën e sotme, 20 mars, në vite të ndryshme:
1413. – Henry V bëhet mbret i Anglisë.
1602. – Krijohet Kompania Hollandeze – Indiano Lindore.
1800. – Armata e Napoleonit i fitoi turqit në Heliopolis dhe u nis drejt Kajros.
1811. – Lindi Napoleon II, bir i Napoleonit Bonaparte.
1920. – Lindi Qemal Stafa, shkrimtar shqiptar.
1925. – Vdiq George Curzon, politikan britanik.
1933. – Përfundon ndërtimi i kampit të parë të përqëndrimit në Gjermaninë Naziste, kamp i vendosur në Dachau.
1941. – Aviacioni gjerman e bombardoi qytetin anglez Plimut.
1956. – Dita e pavarsisë së Tunizisë.
1969. – U themelua Kosovafilmi, organizatë për prodhimin, distribuimin dhe shfaqjen e filmave.
1987. – Ilaçi antiretroviral AZT aprovohet për përdorim kundër HIV dhe SIDA.
1992. – Në Shkup është formuar Komiteti olimpik i Maqedonisë. Për kryetar është zgjedhur Vasil Turpurkovski.
1994. – Tunuzia e fitoi kuvendin e parë shumëpartiak.
1995. – Sekti Aum Shinrikyo kryen një sulm me gaz sarin në metro-në e Tokjos duke vrarë 12 veta dhe plagosur më se 6000.
1996. – Në Shkup është themeluar Seksioni për miqësi Maqedoni-Amerikë.
2005. – Ekuinoksi Vernal dhe Dita Ndërkombëtare e Tokës
2005. – SHBA e miratuan strategjinë për goditje parandaluese kundër shteteve të cilat paraqesin kanosje.
Sunday, 20 March 2011 09:31