Bruksel – Komisioni Evropian përgatitë rregulla të reja në sektorin bankar, për thyerjen dhe mosrespektimin e të cilave parashikohen gjoba prej mbi pesë milionë euro.
Qëllimi i kësaj mase është harmonizimi i rregullave me të gjitha vendet anëtare të BE-së me regjimin e rreptë për rregullimin e sektorit bankar që ekziston në Britaninë e Madhe.
Me rregullat janë paraparë gjoba të rrepta jo vetëm për bankat, por edhe për menaxhuesit e tyre nëse i fshehin informatat nga organet rregullatore apo i shkelin normat për kufizimin e vlerës të pagesës kesh në formë të bonusit.
Rregullat u mundësojnë vendeve anëtare të zgjedhin nëse do t’i dënojnë bankierët me gjoba me vlerë prej pesë milion eurosh apo dhjetë për qind nga rroga e përgjithshme dhe bonuse, varësish nga ajo cila shumë do të jetë më e madhe.
Bankat megjithatë, sipas këtyre propozim-rregullave, mund të dënohen me gjoba me vlerë prej dhjetë për qind nga qarkullimi i përgjithshëm i tyre.
Wednesday, 01 June 2011 09:22