Lajme Shqip Tuesday, 31 May 2011 16:57

Madrid – Pothuajse e tërë Evropa ndaloi që të blejë pemë dhe perime spanjolle për shkak të dyshimeve rreth trangujve nga ky vend, për të cilat konsiderohet se përcjellin bakterie, konfirmoi sot Federata e prodhuesve spanjoll – eksportues të pemëve dhe perimeve, cituar nga mediat franceze.

Në pyetjen se cilat vende ndaluan të blejnë prodhime të tilla nga Spanja, kryetari i Federatës së prodhuesve spanjoll – eksportues të pemëve dhe të perimeve Horhe Brotons u përgjigj: “Pothuajse e tërë Evropa, ka efekt dominues e te të gjitha pemët dhe perimet”.

Drejtori i përgjithshëm i Federatës së prodhuesve spanjoll – eksportues të pemëve dhe perimeve, Hose Marija Posankos, theksoi se më të prekura janë specat, sallata e gjelbër dhe domatet.

“Humbjet i vlerësojmë në rreth 200 milion euro në javë dhe çdo javë hedhim qindra tonë të prodhimit”, shtoi ai.

Mjekët bëjnë gara me kohën që ta parandalojnë zgjerimin e bakteries, e cila shkakton gjakderdhje të zorrëve në bark, ndërsa deri më tani në Gjermani dhe Suedi shkaktoi vdekjen e 15 personave, për të cilët autoritetet dyshojnë se arsyet për sëmundjet janë nga Spanja duke importuar tranguj, kështu vënë në dukje agjencitë.