Lajme Shqip Tuesday, 31 May 2011 16:09

Prishtinë – Kosova edhe më tutje vazhdon të ketë bilanc negativ tregtar. Statistikat tregojnë se importi vazhdon të jetë në shifrën rreth 90 për qind, kurse eksporti arrin vetëm deri në 10 për qind.

Derisa drejtuesit e Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë ende kanë mbetur duke premtuar për krijimin e kushteve më të mira për prodhuesit vendorë, përfaqësues të opozitës dhe ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se autoritetet duhet bërë hapa më të shpejtë për ta nxjerr vendin nga kjo situatë e rëndë.