Lajme Shqip Tuesday, 31 May 2011 15:34

Tiranë – Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar pikat e kalimit kufitar në të gjithë vendin për mos lejimin e importit të produkteve që dyshohet se janë të ndotura me bakterin esheria koli në territorin e Shqipërisë.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të AKU-së funksionon sitemi i njoftimit 48 orë përpara mbërritjes të çdo produkti ushqimor, që parashikohet të importohet. Përveç kësaj, në pikat e kalimit kufitar stafi i inspektorëvë është i trajnuar dhe kryen të gjithë veprimet për kontrollin e produkteve konform rregullave që kanë dhe vëndet e BE-së.

Sipas burimeve zyrtare nga AKU, kjo do të thotë se është e pamundur që produkte me probleme për sigurinë e konsumatorit të importohen. AKU bën me dije se, deri më tani nuk ka pasur asnjë rast të infektimit me bakterin E.Coli.

Vendi ynë nuk është importues i produkteve bimore të tilla si kastraveci apo sallata jeshile nga vendet e BE-së, që janë të prekura nga ky bakter. Autoriteti Kombetar i Ushqimit është pjesë e RASFF, sistemit Alert të Ushqimit dhe Farërave.