Lajme Shqip Monday, 30 May 2011 13:50

Tiranë – Ministria e Drejtësisë synon t’iu japë zgjidhje vonesave të ekzekutimit të kolateralit nga në favor të bankave. Zëvendësmnistrja, Brikena Kasmi, tha sot se institucioni i saj e ka në vëmendje problemin dhe po punon intensivisht në dy drejtime, ndryshimet ligjore dhe inspektimet.

Brenda muajit qershor, Ministria e Drejtësisë do të ketë gati ndryshimet në Kodin e Procedurave Administrative, për të kufizuar në minimum hapësirat e zvarritjes së çështjeve nga gjykatat. Bankave në Shqipëri ju duhen mesatarisht 297 ditë gjithsej për ta çuar deri në fund një çështje për ekzekutimin e kolateralit, ndërkohë që afati ligjor për këtë është 20 ditë.

Në mbledhjen më të parë të KLD do të miratohet edhe nisja e inspektimit tematik, ndërkohë që në ditët e para të qershorit pritet të mbahet edhe forumi ndërinstitucional ku palët do të diskutojnë rreth problemeve me ekzekutimin dhe gjetjen e rrugëve për të përmirësuar situatën.

Kasmi shprehet se Ministria e Drejtësisë do të zhvillojë paralelisht inspektim tematik në gjykata, së bashku me Këshillin e Lartë të Drejtësisë, por edhe inspektime në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive, që janë një institucion direkt në varësi. Sipas saj, ankesat e bankave lidhen me fenomenin e në përgjithësi, por nëse do të ketë ankesa për raste të veçanta, ato do të verifikohen.