Vjenë – Agjencia Ndërkkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), do t’i verifikojë planet për ndërtim të impianteve përpunuese për të ashtuquajturën “vend i rrallë” në Malajzi.
Ministria e Tregtisë në Kuala Lumpur komunikoi se delegacioni i ANEB-it bisedon me aktivistë për mbrojtje të mjedisit jetësor, të cilët janë të shqetësuar për shkak të mbeturinës së mundshme radioaktive, e cila mund të arrijë në këtë rafineri.
Impiantët i ndërton një firmë australiane, në pjesën lindore të Malajzisë dhe mund ta rrezikojë monopolin në Kinë mbi dërgesat e “vendit të rrallë”.
Pritet që autoritetet malajziane të vendosin për vazhdim të ndërtimit pas raportit të delegacionit të ANEB-it, i cili duhet të publikohet muajin e ardhshëm.
Firma australiane “Linas” premtoi se impianti do të posedojë kontrolle më moderne të kontaminimit.
Monday, 30 May 2011 12:03