Lajme Shqip Monday, 30 May 2011 11:30

Paris – Shitësit janë të detyruar që të japin ulje të madhe të disa modeleve të “Reno”-s, pasi që shitja e automobilave e kompanisë franceze nga ky muaj është zvogëluar për 35 për qind.

Dilerët ofrojnë edhe deri 45 për qind ulje për blerje të modelit “klio”, sepse dërgesat e automjeteve në tregun francez përjetuan rënie drastike këtë muaj.

Një përfaqësues zyrtar i “Reno”-s paralajmëroi se deri te zvogëlimi i shitjes së automjeteve, ka ardhur edhe për shkak të heqjes së subvencioneve për nxitje të kërkesës për automobilë dhe përfundim të programit “e vjetër për të re”.

“Reno” u gjet mes prodhuesve të automobilave, të cilët kanë shënuar ulje më të vogël të dërgesave në tregun evropian muajin e kaluar.

Kompania regjistroi ulje të dërgesave prej 13 për qind të rreth 106. 000 në krahasim me vitin 2010, pohojnë të dhënat e prodhuesve evropianë të automobilave.