Athinë – Kryeministri grek, Jorgos Papandreu nuk arriti t’i bindë sot liderët e opozitës që t’i përkrahin masat qeveritare për ekonomi të domosdoshme, që shteti të dalë nga kriza me borxhin.
Brukseli kërkon konsenzus të forcave politike për program buxhetor me afat të mesëm, ku kërkohet zvogëlim të harxhimeve shtetërore për 14 miliardë euro dhe rritje të të ardhuarve nga tatimet me 9 miliardë euro deri në vitin 2015.
Në të është edhe plani për privatizim, prej të cilit priten të ardhura prej rreth 50 miliardë euro.
Presidenti Karolos Papuljas e konvokoi këshillin e liderëve politikë që të bëhet tentim për konsenzus, por pas takimit 4-orësh, kjo nuk ndodhi, njoftojnë mediat greke.
Demokracia e Re konseravtive, e cila është fuqia kryesore opozitare, e hodhi poshtë propozimin. Përfaqësues të FMN-së, BE-së dhe BQE-së janë për vizitë në Athinë që të vendosin nëse Greqia duhet të marrë transhë të re nga borxhi.
Friday, 27 May 2011 22:42