Tiranë – Kompania e telefonisë celulare, AMC do t’u dhurojë çdo ditë përgjatë një jave, deri më 1 qershor, një IPhone 4 klientëve të saj në shorteun, që do të hidhet në dyqanin më të ri të kësaj kompanie, e çelur pranë shkollës “Vasil Shanto” në Tiranë.
Sipas kompanisë AMC, “kushdo që ka numër AMC mund të paraqitet në dyqanin “Vasil Shanto” dhe të plotësojë përgjigjen në formular, në mënyrë që të marrë pjesë në shorte”.
Drejtori i Shitjeve të kompanisë, Pericles Kanellos, duke vlerësuar hapjen e dyqanit më të ri të sapohapur si një vëmendje e AMC ndaj abonentëve nëpërmjet asistencës profesionale dhe shërbimit miqësor, tha se “ky dyqan dhe të tjerët që do të hapen shumë shpejt, njëkohësisht dëshmojnë angazhimin e AMC për t’u siguruar abonentëve përvojën më të mirë të komunikimit”.
Friday, 27 May 2011 17:11