Paris – Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton deklaroi se do të dëshironte të shikojë një grua në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar, por drejtpërdrejtë nuk e ka përkrahur ministren franceze të Financave Kristin Lëgard, e cila konsiderohet favorite për këtë funksion, pas dorëheqjes së drejtorit të deritanishëm të FMN-së, Dominik Stros-Kan.
Klinton theksoi në Paris se, SHBA-ja ende nuk ka marrë qëndrim rreth asnjërës nga kandidaturat e parashtruara.
“Por, më lejoni që në mënyrë jozyrtare të them se e përshëndesim mundësinë që gratë, të cilat kanë kualifike të mira dhe përvojë të udhëheqin me organizata të rëndësishme, siç është FMN-ja”, shtoi Klinton.
Friday, 27 May 2011 10:32