Lajme Shqip Tuesday, 24 May 2011 09:50

Nju-Jork – Ish-drejtori i Fondit Ndërkombëtar Monetar, Dominik Stros-Kan, në letrën drejtuar ish-kolegëve të tij i shkruan se “po jetoj një makth”.

Në mesazhin elektronik, ish-kreu i Fondit ka shpjeguar edhe arsyet përse vendosi të jepte dorëheqjen.

“Këto ditët e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të dhimbshme për mua dhe për familjen time. Njëkohësisht, jam i vetëdijshëm, të tilla kanë qenë edhe për të gjithë tek Fondi. Më vjen shumë keq”, ka deklaruar Stros-Kan.

Kan, i cili ndodhet në arrest shtëpie, në një rezidencë në Nju Jork, ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij dhe ka shprehur bindjen se ato do të bien.