Tiranë – Treguesit zyrtarë nga Banka e Shqipërisë bëjnë të ditur se për tre muajt e parë të këtij viti kredia e re për blerje pasurish të paluajtshme shënoi vlerën e 4.5 miliardë lekëve, me një rritje prej 6.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ekspertët vlerësojnë se rritja e kredisë për blerje pronash përkon me një gjallërim të lehtë të tregut të pasurive të paluajtshme. Sipas tyre, çmimet e banesave në Tiranë për këtë periudhë u rritën me 1.5% krahasur me një viti më parë dhe lehtësimi i kushteve të kreditimit tregon për një rritje të kërkesës, që mund të ketë shkaktuar rritjen e lehtë të çmimeve.
Saturday, 21 May 2011 10:54