Lajme Shqip Tuesday, 17 May 2011 18:16

Prishtinë – Ministri i Zhvillimit Ekonimik, Besim Beqaj ka thënë se në fund të shtatorit do të shpallet kompania fituese që merr distribucionin e furnizimit në KEK, ndërkaq ndërsa sa i përket “Kosovës së re”, ministri Beqaj ka deklaroi se në bazë të agjendës kohore, planifikohet që deri në fund të vitit 2012 të përmbyllet marrëveshja me investitorin e ri.
Sa i përket  projektit “Kosova e re”, ministri Beqaj ka theksuar se janë katër kompani të parakualifikuara, të cilat me përvojën e tyre nëpër vendet nga kanë ardhur dhe plotësimin e kushteve, të cilat janë paraparë në ftesën për parakualifikim, është një argument i fuqishëm që ato janë serioze dhe që kanë interesim për të hyrë në këtë proces.

Në fund të vitit 2012 sipas Beqajt, pritet përmbyllja e marrëveshjes me investitorin e ri.

Duke folur për borxhet e qytetarëve që kanë ndaj KEK-ut, ministri Beqaj tha se kjo çështje është duke u analizuar më saktë sa është shuma e borxhit dhe se kush do të marrë përgjegjësinë për mbledhjen e këtij borxhi.