Tiranë – Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi sot shpalljen e ligjit “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”.
Sipas këtij ligji, të miratuar më 21 prill në Kuvend me votat e maxhorancës, kryerja e aministisë fiskale, do të ndikojë në forcimin e veprimit të ligjit në vendin tonë, formalizimin e veprimtarisë së biznesit dhe forcimin e konkurrencës së lirë në treg.
Gjithashtu, Presidenti dekretoi sot dhe ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëpunimit ushtarak financiar ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë”.
Friday, 29 April 2011 14:02