Prishtinë – Rivitalizimi i bujqësisë është një nga prioritetet e përcaktuara me planin afatmesëm të zhvillimit ekonomik 2011-2014, të miratuar gjatë javës së kaluar nga qeveria.
Zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë thonë se gjatë viteve të ardhshme buxheti i kësaj ministrie do të jetë trefish më i lartë. Autoritetet vendore do të mbështesin më shumë zhvillimin e bujqësisë, pasi e vlerësojnë atë si sektor potencial për hapjen e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike.
Ky sektor është radhitur ndër prioritetet e qeverisë edhe me planin e zhvillimit ekonomik, thotë ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci.
Objektivat e tyre konsistojnë në rritjen e aftësisë konkurruese të fermave dhe agrobizneseve dhe ristrukturimin e potencialit të tyre.
Njohësit e çështjeve bujqësore e konsiderojnë lajm të mirë rritjen e buxhetit për këtë sferë për vitet e ardhshme nga 13.7 milionë sa është këtë vit.
Monday, 25 April 2011 14:28