Prishtinë – Oda Ekonomike fton qeverinë dhe kompanitë nga vendet e Bashkimit Europian që operojnë në Kosovë, të angazhohen për negociimin e marrëveshjes së re tregtare me BE-në.
Ndërprerja e preferencave tregtare të Bashkimit Europian nga ky vit, si rezultat i mosmarrëveshjeve me qeverinë, është duke provokuar efekte negative.
Sipas zyrtarëve të Odës, disa kompani rrezikohen të mbyllen, sepse kanë rënie të eksportit edhe deri 100%.
Kryetari i Odës Safet Gërxhaliu, kërkoi veprim urgjent.
“Kërkojmë që qeveria të jetë proaktive në këtë fushë. Të përdoren kompanitë nga vendet e BE-së, që operojnë në Kosovë, për të bërë presion në vendet e tyre”, tha ai.
Zyrtarët e Odës kërkuan edhe qasje profesionale në përcaktimin e pagës minimale. Sipas Konventës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe praktikave ndërkombëtare, janë disa kritere për përcaktimin e pagës minimale. Oda Ekonomike foli edhe në përkrahje të Planit për Zhvillimin Ekonomik të qeverisë për vitet e ardhshme.
Thursday, 14 April 2011 14:11